Telegrafi

Nuk iu bind urdhrave të policëve dhe tentoi t’i godet me hanxhar, plaçkitësi qëllohet me revole – departamenti i policisë së Los Angeles publikon pamjet

Departamenti i policisë së Los Angeles ka publikuar një video të filmuar nga kamerat e vendosura në uniformën e policëve, ku shihet një burrë duke tentuar ta godet me hanxhar një polic, ku po të mos ishte reagimi i shpejtë i kolegëve të tij që e qëllojnë me revole, ai sigurisht se do të ishte i vdekur.

Burri i identifikuar si Nathaniel Pinnock u qëllua derisa tentoi të plaçkit një dyqan me pajisje veturave. Ai shihet në video duke u ndjekur pas nga policët që përdorën revole elektrike dhe armë me plumba manovrues duke tentuar ta ndalin, transmeton Telegrafi.

E duke parë se ai nuk e kishte ndërmend të dorëzohet dhe rrezikohej jeta e zyrtarëve policorë, njëri prej tyre e qëllon me revole. Megjithatë ata menjëherë i kishin telefonuar autoambulancës për t’i dalë në ndihmë, por me të dërguar në spital është shpallur i vdekur.

Videoja është publikuar me qëllim që të vetëdijesohen qytetarët me rreziqet që ballafaqohen policët çdo ditë, edhe pse shpesh kritikohen se përdorin forcë të tepruar. /Telegrafi/