Tottenhami raportohet se do e ndëshkojë Harry Kanen për mos paraqitje në stërvitjen e së hënës.
Sulmuesi anglez po e kërkon largimin nga Spurs në këtë verë, dhe këtë veprim e bëri si shenjë proteste.
Sipas asaj që raporton Sky Sport News, Tottenhami do ta ndëshkojë sulmuesin 28-vjeçar, duke e prekur në portofol.
Sun Sport më pas mëson se Kane do t’i kryente testet për COVID-19, mirëpo ai nuk u paraqit as aty.
Sulmuesi po i vazhdon pushimet pas Euro 2020, derisa e planifikon kalimin te Manchester City, por në garë është edhe Manchester United.
Tottenhami refuzon ta shesë sulmuesin, mirëpo një ofertë mbi 100 milionë euro, do t’i bindte ata. /Telegrafi/