Site icon Telegrafi

Nuk ishte ulur siç duhej në tribunë , Kim Jong ekzekuton ministrin e Arsimit

Kim Jong ka ekzekutuar një funksionar të lartë të shtetit nën pretendimin se, ‘ai nuk ishte ulur siç duhet gjatë një takimi zyrtar’.

Ministri i Arsimit, Kim Yong-Jin, 63 vjeç u qëllua për vdekje me urdhër të diktatorit koreano verior, Kim Jong.

“Ai u dënua për një sjellje të keqe kur ishte ulur në tribunë”, ndërsa mësohet se madje është marrë në pyetje para ekzekutimit, nën akuzat për agjitacion dhe propagandë.

‘Telashet për Kim, nisën pasi ai reflektoi një sjellje të keqe gjatë një takimi në Asamblenë Supreme të Popullit, citon gazeta koreano-veriore, JoongAng Daily.

‘Më pas ai u ekzekutua për idetë e tij antirevolucionare dhe për shkka të qëndrimit të tij autoritar, madje u pushua nga funksionet në muajin korrik”, vijon gazeta.

Exit mobile version