Telegrafi

“Nuk ishte penallti”, Wenger iu bashkohet kundërshtuesve rreth penalltisë së Anglisë kundër Danimarkës

Arsene Wenger ka thënë fjalën e tij për dhënien e penalltisë së diskutueshme të Anglisë kundër Danimarkës në ndeshjen gjysmëfinale të Euro 2020.

Anglia mposhti me vështirësi Danimarkën në vazhdime me rezultat të ngushtë 2-1, pasi koha e rregullt u mbyll me barazim 1-1.

Mikkel Damsgaard (30’) shënoi golin e vetëm për danezët, ndërsa për anglezët shënoi autogol Simon Kjaher (39’) dhe Harry Kane (104’).

Lexo po ashtu 'Vendim i turpshëm': Penalltia e diskutueshme e Sterling ndaj Danimarkës ka bërë që bota e futbollit të flasë

Megjithatë, penalltia e akorduar në fundin e pjesës së parë të vazhdime ndaj Raheem Sterling ka krijuar polemika të mëdha, ku shumica po kundërshtojnë vendimin.

Ish-menaxheri i Arsenalit, Wenger gjithashtu kundërshtoi vendimin e penalltisë, duke e cilësuar si të padrejtë.

“Nuk ishte penallti. Nuk e di pse ata nuk i kërkuan gjyqtarit të hidhte një vështrim në VAR”.

“Në një moment të tillë, është e rëndësishme që gjyqtari të jetë absolutisht i bindur, nuk ishte mjaft i qartë”, ka thënë Wenger. /Telegrafi/