Site icon Telegrafi

Nuk ishte në gjendje ta shihte automjetin e ‘ngjitur’ në pjesën e përparme të kamionit të tij, shoferi vazhdon ta ‘tërheq zvarrë’ veturën para tij

Një moment kur shoferi i kamionit shtyn “verbërisht” makinën përgjatë një autostrade pasi me gjasë nuk ishte në gjendje të shihte automjetin “nën vijën e shikimit”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e regjistruara të martën në mëngjes tregojnë një kamion duke lëvizur nëpër autostradën e zënë pranë Luton me një Volkswagen VW të bardhë të “ngjitur” në pjesën e përparme të tij.

Dhe një burrë që regjistron videon mund të shihet duke bërë shenjë në drejtim të drejtuesit të kamionit duke i bërtitur vazhdimisht: “Ndalo, dreqi e marrtë!”.

Por shoferi, 50 vjeç, fillimisht duket se nuk ishte në dijeni të incidentit që po ndodhte derisa u afrua pranë burrit që regjistronte.

Burri bërtet: ‘Ndaluni ju idiot!’, ndërsa ai bën shenjë drejt pjesës së përparme të kamionit të tij.

Ai tha se shoferi i Volkswagen ishte një i ri i moshës 24 ose 25 vjeç. /Telegrafi/

Exit mobile version