Madonna mbeti e habitur pasi thirri aksidentalisht një nga pjesëmarrësit e saj në koncert.
Këngëtarja 65-vjeçare e ‘Vogue’ është aktualisht në turneun e saj nëpër ShBA dhe një moment mjaft i vështirë ka ndodhur në një nga koncertet e saj të fundit.
Në një video virale që po bën xhiron e internetit, Madonna iu drejtua audiencës dhe u bëri thirrje fansave që ‘të kërcejnë me të’.
Ajo vazhdoi të pyeste një person në turmë: “Çfarë po bën ulur atje?”.
Më pas, këngëtarja shkoi në skaj të skenës për të dëgjuar se çfarë po thoshte fansi i saj.
Duke mësuar se ishte ulur në karrige me rrota, Madonna e turpëruar u shpreh: “Oh, në rregull. Më falni për këtë”.
“Më vjen mirë që je këtu”, shtoi ajo.
Që atëherë, njerëzit e kanë kritikuar Madonnan për komentet e saj, duke këmbëngulur se nuk është punë e saj nëse dikush ulet – nëse është në një karrige me rrota apo jo.
And when Madonna complained that there was a person sitting down during her concert, and seconds later she realized it was a wheelchair user. pic.twitter.com/hDvERFmsFN
— Avid ( Fan Account ) ? (@avid_original) March 8, 2024
“Aftësia e kufizuar nuk është gjithmonë e dukshme. Nuk duhet të ketë rëndësi nëse ata ishin në karrige me rrota apo jo”, tha një tjetër.
Dikush tjetër shkoi aq larg sa e cilësoi artisten si ‘të padurueshme’, ndërsa një tjetër e përshkroi vetë klipin si ‘të dhimbshëm’. /Telegrafi/