Telegrafi

Nuk ishte lider i skuadrës, por Fabian Delph bënte që zëri i tij të dëgjohej në zhveshtoren e Cityt

Amazon Prime ka vazhduar të publikojë pjesë nga dokumentari i bërë brenda dhe jashtë hapësirave të Manchester Cityt.

Kompania ka filluar që disa vite të bëjë dokumentare të klubeve të ndryshme rreth asaj se si reagojnë lojtarët dhe trajnerët brenda në fushë dhe në zhveshtore.

Një nga lojtarët që bije në sy është edhe –ish-anëtari i Manchester Cityt, Fabian Delph që tani luan te Evertoni.

Derisa ishte pjesë e Citizens, mbrojtësi kishte bërë që në zhveshtoret e klubit apo edhe kur ishin mysafirë, zëri i tij të dëgjohej.

Madje, në një moment shihet edhe kur Pep Guardiola i dëgjon analizat e tij për ndeshjet.

Kujtojmë se Delph ishte transferuar te City nga Aston Villa në vitin 2015 për 11 milionë euro, derisa në vitin 2019 kaloi te Evertoni për nëntë milionë. /Telegrafi/