Telegrafi

Nuk ishte e kënaqur si dukej në fustanin e nusërisë për shkak të mbipeshës, pas pesë muajve habiti të gjithë me linjat trupore (Foto/Video)

Nusja e re Nikki Holland kishte befasuar dasmorët, kur u shfaq para tyre me fustanin e bardhë të nusërisë.

Ajo nuk ishte e kënaqur se si ishte dukur në fustan e bardhë që planifikonte ta vishte në dasmën e saj, dhe kështu vendosi të dobësohet deri sa të vjen koha të dal para altarit, transmeton Telegrafi.

Gjatë kësaj kohe ajo arriti të humb 16 kilogramë në mënyrë që t’i qëndrojë më bukur në trup fustani i nusërisë, ndërsa dasmorët mbetën të habitur kur ajo u shfaq pasi dukej si princeshë në ditën e saj më të lumtur.

Lexo po ashtu Pasi humbi punën dhe të dashurën, fitoi 195 kilogramë - sot është trajner fitnesi dhe të gjithë ia kanë lakmi për muskujt (Foto/Video)

“Fotografitë e shkrepura muaj më parë ku pozoja me fustan të nusërisë ishin thirrje që duhet të dobësohem. U tmerrova kur e pash veten se sa keq dukesha, dhe e dija se duhet të punojë shumë që të krijoj linjat trupore që i kam ëndërruar gjithmonë. Por fal angazhimit, arrita që brenda pesë muajve të transformohem. Më duhet të pranojë se gjatë kësaj kohe vazhdimisht kam ushtruar me të fejuarin Ant”, ka deklaruar Holland. /Telegrafi/