Telegrafi

Nuk ishte Afërdita?

Ditë më parë, E! News, Daily Mail, New York Daily News, e shumë media të tjera, publikuan disa fotografi të cilat bënë bujë në internet, e sidomos në mediat shqiptare, për faktin se vajza në fotografi etiketohej si modelja dhe këngëtarja, Afërdita Dreshaj.

Madje edhe vet bukuroshja ishte cituar nga E! News të ketë thënë: “Ne vetëm po kalonim kohë së bashku si shokë”, po ashtu edhe i fejuari i saj, Shpat Kasapi ishte cituar të ketë thënë se edhe ai ka miqësi me aktorin 38-vjeçar.

Megjithatë, tash E!Online raporton se vajza e fotografuar është në fakt aktorja australiane, Margot Robbie, e cila luan së bashku me DiCaprion në filmin “The Wolf of Wall Street” dhe mes të cilëve ka lindur një dashuri.

Sidoqoftë, ekzistimi i dy lajmeve kundërthënëse në E!, ku fillimisht u tha se ishte Afërdita e më pas se ishte Margot, lë hapësira për të dyshuar se cila ishte në të vërtetë vajza pranë aktorit hollivudian, pasi që dukja e dy vajzave është mjaft e ngjashme dhe nga fotografitë nuk mund të dallohet qartë se kush është. /Telegrafi/