Një video e publikuar sot nëpër rrjetet sociale, shfaq momentin kur një nëndetëse kineze lanson një raketë e cila “për pak sa nuk e godet” një aeroplan privat që transportonte pasagjerë.
Pamjet janë filmuar nga brendësia e aeroplanit që ishte i mbushur me pasagjerë, transmeton Telegrafi.
Sipas John Carter, bëhet fjalë për aeroplanin Boeing 777 Cathay Pacific që po fluturonte me detin e Kinës Jugore, kur ekuipazhi mori një telefonatë nga kulla e trafikut ajrore – që u bëhet me dije se duhet të kthehen urgjent për 90 shkallë.
Kjo fluturake mbi Detin e Kinës Jugore u detyrua të bëjë një kthesë, për ta shmangur raketën që besohet të jetë lansuar nga nëndetësja bërthamore e marinës kineze.
Në video shihet raketa duke u ngritur mbi re dhe jo shumë larg aeroplanit, ku pasagjerët brenda fluturakes e filmuan çdo moment të lëvizjes së saj.
E ajo çfarë ka alarmuar më shumë opinionin është fakti se nuk kishte pasur kurrfarë paralajmërimi paraprak, se mund të jetë duke u kryer ndonjë test i raketave me rreze të gjatë veprimi.
Pra një devijim më i vogël dhe mosreagimi në kohë i pilotit të aeroplanit, ka mundur t’i kushtojë me jetë pasagjerëve dhe ekuipazhit që ishin brenda. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=HXfdSfN-v8E