Telegrafi

Nuk ia lavdëron ushqimin, kuzhinieri i hedh pluhur djegës në fytyrë (Video)

David Evans nga South Wales ka mbetur përkohësisht i verbuar nga pluhuri djegës që ia ka hedhur kuzhinieri, sepse nuk ia lavdëroi ushqimin e përgatitur.

Burri 46-vjeçar ka qenë së bashku me bashkëshorten duke drekuar në restorant, kur kamerieri e ka pyetur se a po i pëlqen gjella, transmeton Telegrafi.

I pakënaqur me shijen e porosisë, mysafiri është përgjigjur se është shumë e fortë dhe duket si gomë. Këtë koment, punonjësi ia ka përcjellë shefit të kuzhinës, i cili nuk është ndier aspak mirë.

Në fund të videos së postuar më poshtë, mund të shihni momentin kur ai ia ka hedhur klientit pluhurin e specit djegës, për faktin që tha fjalë negative për përgatitjen e tij.

“Nuk kishte shije aspak të mirë, më dukej se po haja gomë. Por, ata insistuan se është e mirë dhe unë desha t’ia them personalisht”, ka thënë Evans lidhur me rastin. “Mbeta për disa ditë me shikim të dobësuar, por tani jam mirë dhe iajam kthyer normalitetit”, ka shtuar ai

Për këtë ngjarje, janë njoftuar autoritetet e sigurisë dhe do të bëhen hetime të hollësishme. /Telegrafi/