Daniel Nig, 31-vjeç, është dënuar me katër vite burgim, pasi me ekskavator ka shkatërruar katër shtëpi të reja në qytetin britanik Bantingford.
Incidenti ka ndodhur më 11 korrik të vitit të kaluar, kurse arsyeja pse është ndërmarrë ky veprim besohet të jetë me motive hakmarrëse – për shkak të një borxhi prej 16 mijë funteve, transmeton Telegrafi.
Shkatërrimi i shtëpive ka zgjatur rreth 40 minuta, ku më pas është arrestuar autori, e dëmi total i shkaktuar vlerësohet të jetë rreth 840 mijë funte.
Gjykatësi Steven Warner që ka marrë vendimin për burgimin, ka deklaruar se bëhet fjalë për “hakmarrje”. Ndërkaq Nig ka pranuar se kompanisë së tij i kishte borxh një firmë tjetër.
Besohet se ishte detyruar që punëtorëve të tij t’ua jep nga tremijë funte nga paratë e tij, kurse policisë i kishte thënë se punëtorët e kishin kërcënuar se do “t’ia lëndojnë” familjen për shkak të borxhit. /Telegrafi/