Site icon Telegrafi

Nuk i lejohet vizita e “nëna-maces”

Peter Keonig, 46-vjeçar, është duke e vuajtur dënimin me 6 vjet burg, në Whirl të Gjermanisë, bën të ditur Daily Telegraph.

Ai ka kërkuar proces gjyqësor për këtë rast, duke thënë se macja Gisela ka të drejtë ta vizitojë atë në burg sepse, në fakt, “ajo është nëna e tij e vdekur”.

Budistët besojnë se, njerëzit pas vdekjes kthehen në këtë botë – të shndërruar në ndonjë shtazë të veçantë.

"E di se ajo është nëna ime. Kujdeset për mua mu sikur që bënte e ëma. Më duhet ta shohë atë, sikur që burgosurit të tjerë i shohin gratë dhe fëmijët e tyre”, ka thënë Keonig.

Megjithatë, kërkesa e tij është refuzuar, pasi që, në vendimin e gjyqit thuhet se ai nuk ka mundur të dëshmojë se macja në fakt është e ëma e tij. Sidoqoftë, në vendimin e gjyqit, thuhet se atij i lejohet t’i shkruajë maces. /Telegrafi/

Exit mobile version