Në mbledhjen e djeshme të Komisionit ligjvënës-juridik është refuzuar propozimi i LSDM-së për heqjen e taksës radio-difuzive, transmeton Telegrafi Maqedoni.
VMRO-DPMNE-ja votoi kundër këtij propozimi, duke qenë e papranueshme për këtë parti që të gjithë të lirohen nga kjo taksë, pasi që do ta rëndontë buxhetin, por thonë se penzionerët mund të lirohen nga kjo pagesë.
Propozimi i LSDM-së përfshinte lirimin e qytetarëve nga kjo taksë dhe transferimin e 0.5% e buxhetit të shtetit te shërbimi publik televiziv, RTVM. Kjo parti thotë se taksa radio-difuzive nuk e ka përmirësuar këtë shërbim publik, por vazhdimisht ka qenë në dëm të qytetarëve./Telegrafi/