Site icon Telegrafi

Nuk heq dorë nga moda as gjatë pandemisë: Stil perfekt në regji të Irina Shayk!

Edhe gjatë këtyre ditëve ajo po përpiqet të duket e veshur perfekt, ndërkaq me stilin e fundit ka arsyetuar titullin e mbretëreshës së stilit të mirë

As pandemia nuk e ka penguar të kujdeset për veten dhe t’i bëhet moda çështje e dorës së dytë, transmeton Telegrafi.

Irina është fotografuar në rrugët e Nju-Jorkut, në veshjen e cila ka ngazëllyer të gjithë kritikët e modës.

“Veshje e rehatshme, moderne dhe e thjeshtë. Ajo di si ta kombinojë gardërobën në mënyrën më të mirë dhe rrallë gabon”, thuhet në një ndër komentet në rrjetet shoqërore.

Printi ushtarak ka qenë një ndër trendët kryesorë gjatë sezonit të dimrit, ndërsa pozicionin udhëheqës e ka mbajtur edhe gjatë ditëve pranverore.

Ajo madje edhe maskën e ka përshtatur me veshjen e saj dhe u ka dërguar porosi të qartë të gjithëve që patjetër t’i respektojnë të gjitha masat e preventivës. /Telegrafi/

Exit mobile version