Sot shënohet 18-vjetori i eksodit të shqiptarëve, kur gjatë luftës në Kosovë 1998/99, rreth një milion shqiptarë u detyruan nga forcat e armikut të shpërnguleshin në Shqipëri dhe Maqedoni.
Përveç të shpërngulurve në Shqipëri dhe Maqedoni, mijëra shqiptarë kaluan kufirin edhe me Malin e Zi, ndërsa qindra mijëra ishin zhvendosur nga shtëpitë e tyre për të gjetur strehim në malet e Kosovës.
Eksodi, apo dëbimi shqiptarëve me dhunë nga vatrat e tyre, arriti kulmin pas fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër pikave ushtarake dhe policore të ish-Jugosllavisë (Serbisë dhe Malit të Zi).
16 prilli është data kur në Kukës shënohet Dita e Eksodit, si shenjë falënderimi dhe respekti për të gjithë ata që hapen dyert e veta për të pritur vëllezërit e tyre shqiptarë. /mapo.al/
https://www.youtube.com/watch?v=Ep7f1SWYEUg