Telegrafi

Nuk gjeti shërim në Zvicër, operohet suksesshëm në Spitalin Amerikan në Prishtinë (Video)

Burim Iseni u operua dy herë në Zvicër e një herë në Maqedoni, por shërimin e gjeti në Kosovë.

Pas tri operimeve të pasuksesshme, Burim Iseni, tani pas të katërtit operacion në Spitalin Amerikan në Prishtinë, po shpreson të ecë lirshëm.

Atij, deri para operacionit të së shtunës iu kishin bllokuar arteriet e gjakut në të dy këmbët.

“Unë i kisha lut gjithë popullatën e Republikës së Kosovës që të mos bredhin nëpër klinikat tjera, por i kanë klinikat e veta dhe mos shpenzoni para kur i keni këtu”, ka thënë Iseni.

Mjekët që e kryen këtë operim me sukses, thonë se edhe mosha e re e pacientit ishte në anën e tyre.

Pacienti pritet që brenda javës të lirohet nga spitali dhe të vazhdoj të ecë si më parë.