Chelsea ka fituar ndaj Manchester Cityt me rezultat 2-1 në Ligën Premier.
Mysafirët ishin më të mirë, kishin rastet, por golat i takuan vendasve.
Goli i parë në takim erdhi nga Eden Hazard në minutën e 10-të pas asistimit nga Cesar Azpilicueta.
Mysafirët u ringjallën nga ky gol dhe në minutën e 26-të shënoi Sergio Aguero.
Por, i disponuari për lojë Hazard shënoi edhe një herë në minutën e 35-të dhe me rezultatin 2-1 përfundoi pjesa e parë.
Pjesa e dytë filloi me shanset e Cityt me anë të Vincent Kompany dhe John Stones, por rrjetet mbetën të paprekura në 45 minuat e dytë.
Pas kësaj fitore Chelsea vazhdon në pozitën e parë me 72 pikë, shtatë më shumë se Tottenhami. Kurse City në vendin e katër me 58 pikë.
Ndeshja e ardhshme e Bluve është Bournemouthit, kurse Man City udhëton te Arsenali. /Telegrafi/