Chelsea ka fituar ndaj Tottenham Hotspur me rezultat 1-2 në Ligën Premier.
Ishte një ndeshje e bukur dhe me raste, kryesisht nga Spurs.
Goli i parë në takim erdhi nga Marcos Alonso në minutën e 24 nga gjuajta e lirë.
Pastaj Herry Kane rrezikoi dy herë, por nuk arriti të tundë rrjetën e Bluve dhe me rezultatin 0-1 përfundoi pjesa e parë.
Pas disa rasteve të lëshua në pjesën e dytë nga Chelsea, Michy Batshuayi (82′) shënoi në portën e tij, duke barazuar rezultatin kështu në 1-1.
Por, në minutën e 88-të doli në skenë edhe një herë Alonso, duke i dhënë për herë të dytë skuadrës së tij epërsinë në këtë derbi londinez.
Pas kësaj fitore Chelsea renditet në vendin e 12-të me tre pikë, kurse Tottenhami në të nëntin me tre pikë nga gjithsej dy takime.
Ndeshja e ardhshme e Bluve është ndaj Evertonit, ndërsa Spurs presin Burnleyn. /Telegrafi/