Site icon Telegrafi

Nuk funksionojnë organet mbikëqyrëse për hetimin e donacioneve në fushata zgjedhore

Është mbajtur një debat publik me temë ”10 vjet shtet i okupuar”, ku është folur për kampanjat e shtrenjta zgjedhore që paguhen me para të dyshimta, për harxhim të parave të popullit dhe për vetëreklamim, si edhe për reketin shtetëror mbi ekonominë dhe popullin, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas Suad Misinit, në zgjedhjet presidenciale të vitit 2014, në raportin financiar të VMRO-DPMNE-së thuhet se janë harxhuar 770000 euro, kurse janë mbledhur 485000 euro, duke i paraqitur 285000 si minus. Më pastaj, deri në ditën e 28 të përfundimit të afatit për të dorëzuar raportin, nuk ka ndodhur asgjë me xhirollogarinë, ndërkaq dy ditë para përfundimit të afatit, xhirollogarisë i janë shtuar 260000 euro. Këtë minus e ka paguar shteti për të njejtën shumë, por në denarë, në bazë të pagesës së votave të fituara. Më tej, Misini thotë se është shokuese mosfunksionimi i organeve mbikëqyrëse për të vepruar disa raste, ku ka indikacione për të zbatuar procedurë të duhur.

Sasho Ordanoski nga ”Transparenca Maqedoni” thotë se Komisioni Shtetëror për ndalimin e korrupcionit, ka të drejtë që pas zgjedhjeve të hetojë nëse ndonjërit prej donatorëve i janë dhënë privilegje biznesore dhe nëse ndonjë nga donatorët e opozitës është dëmtuar./Telegrafi/

Exit mobile version