Telegrafi

Nuk u ftua nga Giresse për ndeshjet e marsit, Paqarada si kapiten ndihmon me asistim St Paulin në fitore

Leart Paqarada po vazhdon me formën e mirë te St. Pauli në Bundesliga 2 të Gjermanisë.

Ai sonte ishte kapiten te skuadra e tij dhe luajti tërë ndeshjen. Madje mbrojtësi ka dhuruar një asistim në fitoren 1-0 ndaj Heidenheim, ndeshje që ishte derbi për pjesën e epërme të renditjes.

Asistimin e Paqaradës, në gol e ktheu Daniel-Kofi Kyereh në minutën e 67-të, që doli të jetë edhe  fitores.

Ky ishte asistimi i nëntë në Bundesliga 2 këtë sezon.

Paqarada ka qenë sot temë gjatë ditës, pasi ai nuk është ftuar nga Alain Giresse te Kosova për ndeshjet miqësore të marsit./Telegrafi/