Liridon Krasniqi vazhdon të jetë njëri nga lojtarët kosovar më në formë.
Djaloshi nga Vitia po luan me mjaftë sukses në Malajzi tek skuadra e njohur Kedah.
Besoni ose jo, vitin e kaluar skuadra Kedah është rikthyer në elitë falë Liridonit i cili realizoi 11 gola dhe shtoi nëntë asistime.
Në vitin e parë në elitën e futbollit të Malajzisë, Kedah ka përfunduar në pozitën e tretë duke befasuar të gjithë.
Tani Kedah ka arritur të kualifikohet në finalen e Kupës së Malajzisë falë Krasniqit i cili ishte fantastik në dy ndeshje.
Ndeshjen e djeshme, Kedah luajti pa gola ndaj PDRM FA dhe Krasniqi u shpall lojtar i ndeshjes ashtu si në ndeshjen e parë kur shënoi gol në fitoren 2-1.
Mbetët të shihet nëse 24-vjeçari do të ftohet për ndeshjen ndaj Turqisë, pasi në atë takim mungon Hekuran Kryeziu i suspenduar me kartonë dhe Enis Alushi i lënduar.
Gjithsesi përvoja e Krasniqit në kampionatin turk do t’i shërbente edhe trajnerit Albert Bunjaku. /Telegrafi/