Site icon Telegrafi

Trump nuk fotografohet si i akuzuar

Ilustrim

Nuk ishte plotësisht e qartë nëse Donald Trumpit do të merrte poza për fotografinë “mugshot” ndërsa ishte brenda gjykatës sot.

Tani, është raportuar se ish-presidenti nuk është fotografuar kur u arrestua dhe para se do të dërgohet në gjykatë.

Gjatë gjykimit, Trump u deklarua i pafajshëm në një moment historik për SHBA-në, raporton skynews.

Aktakuza, e pavulosur pas paraqitjes së Trumpit në gjykatë së bashku me një deklaratë faktesh, pretendonte se ai dhe të tjerët shkelën ligjet zgjedhore përmes një skeme për të shtypur publikimin e informacionit negativ rreth tij përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.

Theksojmë se seanca radhës në rastin e 76-vjeçarit do të mbahet më 4 dhjetor të këtij viti.

Ndryshe, Trump raportohet se nëse shpallet i fajshëm mund të dënohet maksimalisht me pesë vjet burg. /Telegrafi/

Exit mobile version