Audienca e Papa Franceskut në Vatikan është kthyer virale në rrjet pasi një djalë u largua nga e ëma dhe filloi të luante pranë Atit të Shenjtë.
Fëmija u afrua pranë tij dhe më pas filloi të luante me rojën duke mos u vënë në siklet nga turma që e rrethonte.
Pas pak çastesh në podium vajti dhe nëna e tij për marrë të birin, duke i thënë Papës se ai nuk fliste.
Por në moment ka ndërhyrë vetë Ati i Shenjtë duke i kërkuar nënës që ta linte të luante të birin.
“Ky fëmijë nuk mund të flasë. Ai është memec. Por ai mund të komunikojë. Ai është i lirë, i lirë dhe i padisiplinuar. Më bëri të mendoj për veten time. A jam edhe aq i lirë para Perëndisë? Le të lutemi për të pasi nuk flet”, tha Papa para qindra personave që po dëgjonin ligjëratën e tij.
Djali dhe familja e tij kishin ardhur nga Argjentina vetëm për të dëgjuar audiencën e Atit të Shenjtë.