Telegrafi

Nuk flasin mes vete, por Durant bën një ‘Alley oop’ të çmendur për Westbrookun (Video)

Dikur ishin shokë të ngushtë, por për arsyejet tanimë të njohura Kevin Durant dhe Russell Westbrook nuk flasin mes vete.

Por kjo nuk i ka penguar anëtarit të Golden State Warriors, Kevin Durant të dhuroi një asistim fantastik për ish-shokun e tij Russell Westbrook.

Ishte duke u luajtur çereku i parë, kur Westbrook e nisi një aksion dhe pasoi tek Durant, ndërsa ky i fundit me një ‘Alley Oop’ fantastik shërbeu fundorin i cili e përfundoi aksionin me një ngulitje.

Ky aksion ka bërë që të ngritën në këmbë të gjithë të pranishmit duke përshëndetur bashkëveprimin e dyshes fantastike. /Telegrafi/