Telegrafi

Nuk fiton Peja

Pejanët ia dolën që ta mbyllnin çerekun e parë me një pikë epërsi (18:19), mirëpo në çerekut e dytë me pikët e shënuara (20:17), vendasit e kthyen rezultatin në favor të tyre duke e mbyllur pjesën e parë me rezultat 38-36.

Në vazhdim, në çerekun e tretë, Kumanova vazhdoi të luante më mirë (28:23) dhe e rriti diferencën e pikëve në 66-59.

Edhe në çerekun e katërt lojtarët vendas nuk lejuan befasi, përkundër se në këtë çerek shënuan vetëm një pikë më shumë (27:26), dhe arritën ta mbyllnin takimin me rezultat të përgjithshëm 93-85.

Pjesëmarrësi tjetër nga Kosova në Ligës Ballkanike, Sigal Prishtina, të enjten është nikoqir i skuadrës malazeze, Teodo, në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë. /Telegrafi/