Telegrafi

Nuk fitojnë zikaltrit

Takimi i zhvilluar në Stadio Tardini përfundoi me rezultat të barabartë, 1-1.

Valeri Bojinov kaloi vendasit në epërsi (55’), ndërsa Mario Balotelli barazoi për mysafirët (60’), për të vendosur rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Në minutën e 73-të, Parma mbeti me një lojtar më pak në fushë pas përjashtmit të Francesco Valianit me kartonin e dytë të verdhë, mirëpo arriti që ta ruajë rezultatin deri në fund të ndeshjes. /Telegrafi/