Site icon Telegrafi

“Nuk festova për respekt të tifozëve, e nisëm mirë kampionatin” – Xhaka flet pas euro golit dhe fitores së Bayer Leverkusen  

Granit Xhaka dhe Bayer Leverkusen e kanë nisur mbrojtjen e titullit me një fitore si mysafir ndaj Borussia Monchengladbach me rezultat 3-2. 

Xhakës iu deshën vetëm 12 minuta lojë për ta zhbllokuar rezultatin me gjuajtje shumë të fuqishme nga afro 30 metra për të mposhtur portierin Jonas Omlin. 

Ndeshja u kthye në dramë, por Wirtz shënoi një gol në minutën e 101-të për t’i dhënë fitoren aspirinave.  

 

Granit Xhaka ka folur pas ndeshjes, duke treguar se si u ndje në momentin e golit, por edhe si shkoi loja në tërësi.  

“E di se si është të luash në këtë stadium, por ne bëmë gjithçka mirë në këtë ndeshje hapëse që ishte e veçantë. Topi erdhi tek unë në momentin e duhur dhe unë u desh të gjuaja menjëherë. Natyrisht, për shkak të respektit që kam ndaj tifozëve të Borussia Moenchengladbachut, nuk festova”.  

Lexo po ashtu Granit Xhaka me statistika fantastike nda Borussia M’Gladbach: Një gol, 117 prekje topi, 98 pasime të sakta 

“Nuk reagova mirë në rastin e parë dhe pranuam gol. E dhimbshme si  pranuam gol të tillë. Kemi humbur shans 100 për qind kur rezultati ishte 20 dhe i dhuruam Gladbachut një tjetër mundësi për t’i barazuar shifrat”.  

“Por ne e dinim se do të vinte tjetër rast për ne. Jemi të lumtur që e fituam penalltinë. Omlin e priti penalltinë mirë, por falë Zotit, Wirtzi shënoi gol”.  

“Ne duam të luajmë në Ligën e Kampionëve edhe në sezonin tjetër, por e rëndësishme është që hapi i parë ishte i duhuri”, ka deklaruar Xhaka pas ndeshjes.   

 

Xhaka dhe Leverkuseni edicionin e kaluar e mbyllën me triumf të dyfishtë në Gjermani, duke marr trofetë e Bundesligës dhe Kupës së Gjermanisë pa asnjë humbje të vetme/Telegrafi/  

Exit mobile version