Telegrafi

“Nuk është vetëm Juventusi që ka probleme me biletat”

(Getty Images)

Ish-nënkryetari i Komitetit Anti-Mafia paralajmëron hetime edhe në klubet e tjera të Serie A.

Juventusi tashmë janë duke u hetuar edhe nga komiteti disiplinor i FIGC-së për shoqërimin me grupet e ultrasve, duke përfshirë disa anëtarë të cilët të kanë lidhje me ‘Ndragetën, mafian kalabreze.

Presidenti Andrea Agnelli,  do të jap dëshmi te komisioni anti-Mafia, si dëshmitar.

Hierarkia e bianconerëve është duke u akuzuar për dhënien e biletave drejt ultrasve në Juventus Stadium në këmbim të sjelljes së mirë.

Por Agnelli ka insistuar se takimet me tifozët janë bërë në mënyrë të organizuar.

“Fenomeni i biletave po fiton terren në sajë të kapaciteteve të vogla të stadiumeve për ekipet e mëdha”.

“Është normale për Juventusin pasi ka një tendencë për ta ruajtur qetësinë, dhe nëse hetohen edhe klubet e tjera mund të gjenden parregullsi të këtij lloji”.

“Stadiumi i Juventusit është me kapacitet prej 40.000 vende dhe dëshiron të jetë i mbushur dhe kjo mund të krijojë një problem”, ka thënë Luigi Gaetti. /Telegrafi/