Trajneri i Interit, Roberto Mancini, nuk është duke u lidhur vetëm me punën e stolit të Anglisë, por edhe atë të Rusisë.
Një burim i tha agjencisë ruse të lajmeve TASS se Federata Ruse e Futbollit po shqyrton kandidaturën e Mancinit për të drejtuar skuadrën kombëtare të futbollit.
E ardhmja e afërt e Mancinit është hedhur në dyshim pas dështimit të Interit për të kapur disa transferime të profilit të lartë gjatë kësaj vere, mbi të gjitha Yaya Toure, pasi duket të ketë një mosmarrëveshje themelore në strategjinë mes Mancinit dhe pronarëve të rinj të klubit, Suning Commerc Group.
51-vjeçari italian tashmë është i lidhur shumë me stolin e Anglisë dhe tani një tjetër stol ndërkombëtar i është hapur atij.
Ai si duket do të ndjek gjurmët e Fabio Capellos, i cili ishte në krye të të dy kombëtareve.
“Federata Ruse e Futbollit nuk ka pasur kontakte me menaxherin deri tani”, thuhet në deklaratën e burimit të agjencisë ruse.
Ndërkohë, Presidenti i federatës, Vitaly Mutko ka konfirmuar se ai do të donte të ketë trajnerin e ri nga fillimi i kampionatit më 30 korrik. /Telegrafi/