Lëshimi i rritur i gazrave të dyoksidit të karbonit është i lidhur me rritjen e peshës së njerëzve, kanë zbuluar shkencëtarët danezë duke analizuar të dhënat për sasinë e CO2 në atmosferë dhe shkallën e trashjes në shoqëri. Shkaku i këtij efekti gjendet tek oreksini, lloji i hormonit i cili stimulon vigjilencën dhe shpenzimin e energjisë te fëmijët, ndërsa në të ndikon dyoksidi i karbonit. Ai hormon dikton ritmin trupor, si dhe apetitin tonë.
Sipas rezultateve të studimit i cili në këtë vend përcjell rritjen e sëmundjeve kardoivaskulare, shkencëtarët kanë vërtetuar që gjatë 22 viteve janë trashur të gjithë pjesëmarrësit e studimit në mënyrë proporcionale, madje edhe ata më vitalët, bën të ditur Daily Mail.
“Është shtresuar teoria që njerëzit trashen sepse lëvizin pamjaftueshëm, por nëse merren faktorët e ushtrimeve dhe ushqimit, koncentrimi i CO2 po ashtu është rritur në proporcion të njëjtë si dhe pesha e njerëzve”, ka konkluduar udhëheqësi i studimit, Lars-Georg Hersoug.
Si argumente shtesë për teorinë e vet, Hersoug përmend të dhënat e rritjes së trashjes në SHBA në periudhën prej vitit 1986 deri në 2010, në Bregun Lindor, ku koncentrimi i CO2 është më i madh.
Po ashtu ai përmend edhe rezultatet e studimit të vitit 2010, në të cilin 20.000 kafshë laboratorike janë trashur edhe pse kanë qenë në kushte tërësisht të kontrolluara. Shanset që të trashen kafshët për shkak të shkaqeve të rastësishme janë pothuajse inekzistente.
Për të testuar teorinë daneze një studim eksperimental amerikan ka vënë gjashtë meshkuj në një hapësirë ku i kanë ekspozuar ndaj niveleve të rritura të dyoksidit të karbonit. Shtatë orë pas kësaj u kanë dhënë të hanë aq sa kanë dëshiruar, ndërsa kanë ngrënë rreth gjashtë për qind më shumë se vullnetarët në grupin kontrollues. /Telegrafi/