Ndeshja më e shumëpritur në basketbollin amerikan, padyshim që është ‘NBA All-Star’.
Kësisoj tanimë janë bërë të ditura edhe pesëshet titullare për këtë sfidë tejet të rëndësishme për basketbollin amerikan.
Ajo që ka habitur të gjithë basketbolldashësit është fakti që Russel Westbrook nuk figuron në ekipin e parë të Konferencës Perëndimore, transmeton Telegrafi.
E gjithë kjo pasi që basketbollisti i Oklahoma City Thunder ka pasur më shumë ‘triple double’ këtë sezon se të gjitha titullarët e të dyja ekipeve të NBA All-Star!
Basketbollisti 28-vjeçar vetëm në 44 paraqitjet e këtij sezoni ka pasur 21 ‘triple-double’.
Ndryshe, ndeshja do të zhvillohet më 27 janar nga ora 01:00, sipas kohës sonë lokale. /Telegrafi/