Telegrafi

Nuk është shfaqur prej kohësh me një dukje të tillë, Anne Hathaway pozon me fustan elegant

(Foto: Getty Images)

Anne Hathaway shkëlqeu ndoshta me një nga edicionet e saja më të mira dhe tërhoqi shumë vëmendje në tepihun e kuq.

Aktorja është shfaqur në premierën e filmit të ri romantik, “She Came to Me”, me një përzgjedhje të përsosur dhe ashtu siç pritej, mblodhi të gjitha komplimentet e mundshme për pamjen e saj.

Me këtë përzgjedhje, ajo tregoi pse është mbretëresha e glamurit dhe elegancës.

(Foto: Getty Images)

Për këtë ngjarje të rëndësishme filmike dhe tepihun e kuq, aktorja zgjodhi një fustan të gjatë të ngushtë me supe të zbuluara, me një të çarë të theksuar që i tregonte në mënyrë perfekte, por me dozë, këmbët e saj të holla, në të cilat kishte veshur këpucë me tegela.

Lexo po ashtu ‘Duket mirë për moshën e saj’ – Anne Hathaway merr komplimente për dukjen gjatë një interviste

Ann kishte një model të rëndomtë flokësh dhe grim pak më të fortë, i cili i vë në pah fytyrën e saj të bukur dhe gjithçka në këtë kombinim i ka shkuar shumë. /Telegrafi/

(Foto: Getty Images)