Telegrafi

Nuk është shaka – amerikanët pjekin bukën në vetura në Arizona

Rangers nga Parku Kombëtar Saguaro në Arizona kryen një eksperiment të fundit.

Ky shtet amerikan, si pjesa tjetër e botës dhe Kosova, u godit nga nxehtësia ekstreme dhe ruajtësit e natyrës vendosën të piqnin drekën në veturë – më saktë, në panelin e instrumenteve të veturës.

Eksperimenti filloi rreth orës 11 të mëngjesit, kur temperatura (e jashtme) ishte 36 gradë Celsius, ndërsa parafango u ngroh deri në 72 gradë të pabesueshme!

Një orë më vonë, temperatura jashtë arriti në 40 gradë, ndërsa brenda automjetit 99, kështu që brumi u ngrit bukur, shkruan saguaronationalpark.

Rreth orës 14:00, eksperimenti mori fund sepse buka ishte pjekur.

“E hoqëm bukën rreth orës 15:00 dhe gjithçka ishte perfekte”, thanë rojet.

Krahas fotografive ata kanë vënë në dukje një paralajmërim të rëndësishëm, “ne piqnim ëmbëlsira dhe dolën më të mirat”. Por a e dini se çfarë nuk duhet të piqet në veturë? Njerëzit dhe kafshët shtëpiake”, kanë thënë ata.

Bazuar në të dhënat e mbledhura, mesatarisht 37 fëmijë vdesin çdo vit kur prindërit i lënë në vetura gjatë vapës.

“Nëse dëgjoni të qara, lehje ose diçka të ngjashme nga një automjet i parkuar, bëni diçka menjëherë. Duhen vetëm 10 deri në 20 minuta që një situatë në një veturë të nxehtë me katër rrota të bëhet e rrezikshme. Thirrni autoritetet dhe ndiqni udhëzimet e tyre”, theksohet në deklaratën e tyre.

Rangers në Arizona shpresojnë se eksperimenti do t’i ndihmojë njerëzit të kuptojnë më mirë se çfarë rreziqesh fshihen kur dielli është përvëlues. /Telegrafi/