Site icon Telegrafi

“Nuk është patjetër, por do të doja ta fitoja Ligën e Kampionëve”

Gianluigi Buffon ka përsëritur dëshirën e tij për të fituar Ligën e Kampionëve, por këmbëngul se nuk e ka “fiksim” këtë gjë. 

Ai ka një karrierë të mbushur me trofe. Pothuajse gjithmonë i madh në nivel klubi dhe ndërkombëtar.

Por vetëm një trofe i madh i ka shpëtuar deri tani Buffonit, ai i Ligës së Kampionëve, transmeton Telegrafi.

Duke folur për “Fox Sport”, Buffon ka thënë “Çdo sezon kam objektivin për të fituar Ligën e Kampionëve. Çdo sezon e kemi objektiv këtë trofe edhe si ekip. Njerëzit më pyesin shumë për Ligën e Kampionëve, për shkak se është një trofe, të cilin s’e kam fituar, dhe përgjigjia ime është: në çdo sezon konkurroj bashkë me Juventusin për ta fituar atë. Unë kam pasur një karrierë të suksesshme, me shumë trofe, ndaj nuk do të ndihesha fort në nevojë për të, por dua ta fitoj. Nuk e di nëse do të jetë fati im për ta fituar atë, por, si gjithnjë, ne do të punojmë shumë”

Juventusi do të luajë kundër Dinamos së Zagrebit në grupin H, duelin e fundit në këtë raund tëligës elitare evropiane për klube.

Buffon ka fituar tetë tituj të Seria A, tri “Coppa Italia”, një Kupë UEFA dhe Kupën e Botës me Italinë, në vitin 2006. /Telegrafi/

Exit mobile version