Telegrafi

Nuk është një kundërshtar i panjohur, bilanci i Akil Gjakovës me italianin Lombardo

Akil Gjakova ka arritur në çerekfinale të Lojërave Olimpike ‘Parisi 2024’.

Xhudisti nga Kosova ka marrë dy fitore radhazi, fillimisht ndaj brazilianit Daniel Cargnin në raundin e parë.

Në rrethin e dytë, Gjakova ka triumfuar ndaj xhudistit austriak Samuel Gassner.

E në çerekfinale, Akil Gjakova do të ketë punë me italianin Manuel Lombardo në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Lexo po ashtu I mrekullueshëm Akil Gjakova, fiton me Ippon dhe kualifikohet në çerekfinale

Lombardo nuk është një kundërshtar i panjohur për Akil Gjakovën, pasi dy xhudistët janë përballur tre herë mes vete.

Xhudisti kosovar me italianin ka bilanc pozitiv, pasi nga tre përballje ka marrë dy fitore dhe një humbje. /Telegrafi/