Telegrafi

Nuk është një film, është traileri i klipit “Squat Baby” nga Genta Ismajli dhe Muma (Video)

Këngëtarja Genta Ismajli shumë shpejt do të publikojë projektin e saj më të ri muzikor në bashkëpunim me artistin Muma.

Kënga e re titullohet “Squat baby” dhe është punuar nga Alfred Sula, gjersa teksti është shkruar nga vetë Muma.

Në kanalin zyrtar të Gentës në YouTube është publikuar edhe traileri i klipit, i cili nga pamjet e para pritet të jetë një mini film i shkurtër dhe shumë i veçantë.

Ajo do të shfaqet mjaft seksi dhe atraktive, gjersa klipin do ta bëjë edhe më interesant një koreografi e punuar nga Albi Nako, ku Genta do të performojë si gjithnjë energjike dhe provokuese.

Në vazhdim mund të ndiqni trailerin e “Suqat Baby”, gjersa kënga do të publikohet shumë shpejt në kanalin Yotube, gjithashtu premierë në Telegrafi.