Telegrafi

Nuk është ndonjë mikroçip për t’ju gjurmuar – amerikanët në SHBA kanë zhvilluar një implant që vendoset nën lëkurë për ta zbuluar COVID-19

Shkencëtarët sikurse të Pentagonit të SHBA-së kanë zhvilluar një implant të teknologjisë së lartë që mund të vendoset nën lëkurë për ta zbuluar COVID-19.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Agjencia e Projekteve të Kërkimit të Avancuar Mbrojtëse (DARPA) ka arritur të dalë me një ‘sensor’ që mund të vendoset në trupin e dikujt për të zbuluar virusin vdekjeprurës, së bashku me një ‘filtër’ revolucionar për të hequr COVID-19 nga gjaku.

Koloneli në pension, Matt Hepburn, një mjek i sëmundjeve infektive i ushtrisë, ka shpjeguar se si funksionon e gjitha në një intervistë në CBS.

Kur ai u rekrutua nga DARPA, i është thënë të ‘hiqte pandemitë nga tryeza’.

“Kjo ishte bukuria e modelit DARPA. Ne sfidojmë komunitetin kërkimor të dalë me zgjidhje që mund të tingëllojnë si trillime shkencore. Dhe ne jemi shumë të gatshëm të provojmë me investime me rrezik të lartë që mund edhe të mos funksionojnë. Por nëse funksionojnë, ne mund ta transformojmë tërësisht ‘peisazhin’”, ka thënë Hepburn.

Hepburn zbuloi një xhel të ngjashëm me indet, i cili është krijuar për të testuar vazhdimisht gjakun.

“Është si një sensor”, tha ai.

“Atë gjënë e vogël jeshile aty, ju e vendosni nën lëkurën tuaj dhe ajo që ju tregon është se ka reagime kimike që ndodhin brenda trupit, dhe ky sinjal do të thotë që ju do të keni simptoma nesër”, u shpreh eksperti.

Nuk është ndonjë mikroçip për të gjurmuar çdo lëvizje tuaj, por një xhel i ngjashëm me indin, që teston vazhdimisht gjakun.

Kur u pyet nëse ishte një ‘transmetues aktual’, Hepburn shtoi: është sikurse një dritë ‘motor kontrolli’”.

Kjo do të thotë që marinarët do të ishin në gjendje të merrnin një sinjal nëse COVID-19 do të zbulohej në gjakun e tyre, përpara se të merrnin gjakun për ta testuar vetën.

“Ne mund ta kemi atë informacion në tre deri në pesë minuta”, tha Hepburn.

DARPA – e cila u krijua gjatë Luftës së Ftohtë më shumë se 60 vjet më parë – ka krijuar gjithashtu një filtër revolucionar që mund të lidhet me një makinë dialize për të larguar virusin. /Telegrafi/