Telegrafi

Nuk është mirë t’i rrahësh femrat – thotë Brown

Bëhet fjalë për këngëtarin amerikan, Chris Brown, i cili në vitin 2009 sulmoi fizikisht të dashurën e tij, Rihanna.

“Sa na përket neve, ajo e di mirë se çfarë ndiej, unë e di se çfarë ndjen ajo. Nuk përqendrohem në gjërat negative. Kam shkuar për 52 javë në terapi këshilluese dhe kam kuptuar se të rrahësh femrat është absolutisht jo në rregull”, ka thënë Brown në emisionin Today.

Pas rrahjes, çifti u nda, por tash ata janë ribashkuar dhe flitet për një martesë. /Telegrafi/