Site icon Telegrafi

Nuk është Messi dhe as Zidane, por Cima me 67 vitet e tij që kontrollon topin sikurse një profesionist (Video)

Humoristi i njohur shqiptar Rasim Thaçi Cima, duket se nuk e ka ndërmend të plaket, pasi i biri i tij ka postuar së fundmi një video në Instagram, ku shfaqet legjenda e humorit duke zhongluar me top në oborrin e shtëpisë.

Edhe pse një aktor i suksesshëm, Cima për asnjë moment nuk e harroi sportin e tij të preferuar – futbollin, transmeton Telegrafi.

Kjo pasi në videon e fundit të publikuar në Instagram nga biri i tij, Burimi, Cima shihet teksa kontrollon topin e futbollisti sikurse në ditët e tij më të mira.

Megjithatë, futbolli nuk është sport i panjohur për humoristin e suksesshëm, pasi në të kaluarën ka qenë edhe futbollist profesionist, ku ka luajtur në shumë klube nga Kosova, ndër to edhe Flamurtari.

“Baba në moshën 67-vjeçare”, ka shkruar biri i tij përbri videos së postuar në Instagram. /Telegrafi/

 

Exit mobile version