Ndeshja Chelsea – Bournemouth (2-2) hyri në historinë e Ligës Premier për shkak se ishte hera e parë që gjyqtari anuloi vendimin e kolegëve të tij nga dhoma VAR.
Në minutën e 51-të të lojës, mbrojtësi i Chelseat, Marc Cucurella, nisi një kundërsulm të shpejtë, por kundërshtari David Brooks e ndaloi me një goditje në qafë, pas së cilës spanjolli ra në tokë.
Gjyqtari Robert Jones kërkoi mendimin e kolegëve të tij në sallën e VAR-it dhe kur ata i thanë se duhet t’i tregonte kartonin e kuq Brooks, ai nuk e bëri këtë, por shkoi në monitor pranë fushës për të parë situatën vetë.
Edhe pse ai vetë e pa që qëllimi i Brooks ishte që të ndalonte Cucurellan në mënyrë të ashpër pa top, ai nuk e respektoi vendimin nga dhoma e VAR-it dhe i dha Brooks vetëm një karton të verdhë.
Kjo është hera e parë në historinë e Ligës Premier që gjyqtari refuzon propozimin e VAR-it për të dhënë karton të kuq.
“Kur nuk ka ndërmend të shkosh drejt topit, është karton i kuq”, ishte i qartë trajneri i Chelseat, Enzo Maresca pas ndeshjes. /Telegrafi/