Telegrafi

Nuk është kërkuar paraburgim për Sasho Mijallkov

Prokuroria Speciale Publike (PSP) nuk ka kërkuar paraburgim për ish-drejtorin e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Sasho Mijallkov, i cili është i dyshuari i parë në lëndën ”Tortura”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Mijallkov dyshohet se ka organizuar dhe urdhëruar gjashtë anëtarë të njësisë ”Alfa” që në mënyrë çnjerëzore dhe brutale ta arrestojnë liderin e partisë ”Të bashkuar për Maqedoninë”, Ljube Boshkoski, një ditë pas zgjedhjeve të vitit 2011.

Prokuroria nuk ka kërkuar paraburgim për shkak se ka vlerësuar se nuk ka bazë për këtë dhe se nuk ka rrezik që ai të largohet nga vendi, si edhe për arsye se tashmë nuk kryen funksionin e drejtorit të DSK-së kurse për personat e tjerë, Prokuroria ka kërkuar ”masën e kujdesti”./Telegrafi/