Telegrafi

Nuk është iluzion optik: Peshkatari zë bretkosën gjigante që peshon gjashtë kilogramë (Foto)

Një burrë nga Teksasi ka arritur të zë një bretkosë gjigante, kurse fotografia e kësaj bretkose është bërë virale në internet.

Sipas faqes së “Shoqatës së gjuetarëve të Teksasit”, Markus Rengel, gjatë javës së kaluar ka arritur të peshkoj një bretkosë gjigante në afërsi të Batesville në pjesën jugore të Teksasit, transmeton Telegrafi.

Zëdhënësi i kësaj shoqate e ka konfirmuar lajmin duke shtuar se fotografia është e vërtetë, dhe se nuk ka pasur ndërhyrje me efekte speciale siç janë photoshopi, por ekziston mundësia që bretkosa është fotografuar nga një kënd që e bën atë të duket gjigante.

“Nuk është edhe aq e madhe siç duket në fotografi, ndoshta për faktin se është fotografuar nga një kënd që krijon iluzion optik. Por, është e vërtetë që ajo peshon gjashtë kilogramë”, ka shtuar Steve Lightfoot. /Telegrafi/