Telegrafi

Më nuk është ilegale, Kombet e Bashkuara largojnë kanabisin medicinal nga lista e drogave të rrezikshme

Komisioni për barna i Kombeve të Bashkuara, ka njoftuar për largimin e kanabisit nga lista e drogave më të rrezikshme, që paraqet një kthesë historike pas një lufte të gjatë për njohjen e kësaj bime si ilaç i rëndësishëm, shkruan New York Times.

Komisioni kështu ka formalizuar rekomandimin e Organizatës Botërore të Shëndetit, që kanabisi të largohet nga lista e drogave të klasit IV, që përmban substanca destruktive dhe vdekjeprurëse siç është heroina, transmeton Telegrafi.

Substancat e klasit IV në fakt janë nënkategori të kalit I, që do të thotë se ato jo vetëm që janë barna të rrezikshme, por edhe cilësohen si tejet të dëmshme, por që në masë të kufizuar përdoren për qëllime mjekësore.

“Është lajm i mirë për miliona njerëz që e përdorin kanabisin për qëllime terapeutike. Vendimi është një reflektim i tregut në rritje për produktet mjekësore me bazë kanabisi”, thuhet në kumtesë.

Megjithatë me këtë vendim nuk do të thotë që Kombet e Bashkuara nuk e konsiderojnë si bimë problematike. Votimi i së mërkurës shënon fundin e klasifikimit të kanabisit dhe rrëshirës së tij si ilaç i rrezikshëm, por ai do të vazhdojë të jepet me kufizime të klasit I. /Telegrafi/