Ushtria franceze po stërvit shqiponja të vërteta për të interceptuar dronët armiq dhe të parandalojnë sulme terroriste.
Kjo nuk është historia e një filmi por një realitet që po hetohet në Mont de Marsan, në jugperëndim të Francës, ku shqiponjat stërviten që të godasin dronin me sqep duke e nxjerrë jashtë përdorimi dhe më pas duke e ulur në tokë të kapur me kthetrat e tyre.
Kjo ide në fakt është marrë nga policia holandeze dhe me sa duket po shfaqet shumë e efektshme, sepse ndihmon në punën e shërbimeve të sigurisë.
Grabitqari është i stërvitur që ta konsiderojë mjetin fluturues si një pre dhe për këtë stërvitet që i vogël që të hajë mbi një dron.
Në këtë mënyrë shqiponja e krahason me ushqimin që duhet të gjuajë.
Më pas çdo sulm ndaj dronëve shpërblehet me një copë mishi.
Dronët që tashmë konsiderohen një kërcënim i konsiderueshëm për sigurinë, shpesh nuk i kalojnë katër kilogramë peshë.
Në rast se droni është më shumë se katër kilogramë, shqiponja nuk mund ta bllokojë me sukses dronin dhe rrezikon të plagoset. /kp/