Telegrafi

“Nuk është hera e parë që lajthiti kompjuteri”, Shpat Kasapi hedh dyshime mbi produksionin e “YFSF” (Foto)

Mbrëmja finale e spektaklit “Your Face Sounds Familiar”  ka shënuar një rast të paprecedentë me faktin se shpalli gabimisht fituesin.

U paraqit në ekran emri i Valon Shehut, ndërkohë që duhej të figuronte ai i fitueses së vërtetë, e cila është Beatrix Ramosaj.

Megjithatë menjëherë pas përfundimit të ekranit, Alketa Vejsiu (prezantuese dhe producente e emisionit), doli me një deklaratë publike ku sqaronte fajin e ndodhur mbrëmë.

Mirëpo, reagime pati edhe nga konkurrentët e tjerë të spektaklit, si këngëtari Shpat Kasapi, i cili doli me një deklaratë mjaft thumbuese në Instagram Story.

“Nuk është hera e parë që lajthit kompjuteri i ‘Your face sound familiar’, por ja tre herë ka lajthitur deri tani, nuk janë bash gjëra që ndodhin kollaj” (sic.), shkruhet në statusin e publikuar të këngëtarit nga Maqedonia.

Ky status hedh paksa dyshime mbi vërtetësinë e spektaklit, i cili pavarësisht të gjithave nxori fituese më të mirën. /Telegrafi/