Telegrafi

Duplex Club: Martin Garrix më 1 Prill në Prishtinë

Prej ditës që u publikua lajmi që artisti numër një në botë po vjen në Duplex Premium, qindra kanë hamendësuar se kush mund të jetë. Emra të shumtë janë permendur si alternativa nga qytetarët, e disa besa edhe e kanë qëlluar. A jeni edhe ju njëri nga ta?

Për t’u shuar kuriozitetin, po e zbulojmë ne për ju! Martin Gerard Garristen, i njohur si Martin Garrix, që me krijimet e tij ka pushtuar majat e top-listavë në gjithë botën ka vendosur të rikthehet në Prishtinë. Atij si duket nuk i ka pëlqyer të rrijë larg vendit tonë për kohë të gjatë.

I njohur për “Animals”, “In the Name of Love” dhe “Scared to be Lonely” Martin Garrix është renditur DJ i parë në botë për 3 vjet rresht. Performues në festivalet më të mëdha botërore si Coachella, Electric Daisy Carnival, Ultra Music Festival, Tomorrowland dhe Creamfields, ai njihet si DJ më i ri që ka pushtuar linjat e festivaleve qysh në moshën 17 vjeçare.

Faqja zyrtare në Instagram e Duplex publikoi parlajmërimin për Martin Garrix!

Duplex Premium shumë shpejtë do sjellë Martin Garrix, dhe ne do të kemi mundësi të shijojmë nga afër performancën e tij të mrekullushme. E kur do të ndodhë kjo? Ndiqni postimet e Duplex Premium që të njoftoheni në kohë reale! /Telegrafi/

artikull i sponsorizuar nga Duplex Premium