Site icon Telegrafi

Nuk është film, por ndjekje reale e kriminelëve (Video)

Një video që në pamje të parë ngjan si një skenar filmi, tregon një makinë policie, e cila me shpejtësi të çmendur ndjek një automjet të bardhë, në të cilin ndodheshin disa kriminelë të armatosur.

Sipas një video-je të postuar nga policia iraniane, drejtuesi i mjetit të bardhë pasi ka hedhur një qese të bardhë nga makina, nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar, madje kanë qëlluar edhe ndaj këtyre të fundit.

Ndiqni videon, e cila duket si një skenar i vërtetë filmi, por synimi i publikimit të saj ishte që të tregohej se këta persona ishin përdorues droge dhe grabitës me armë. /jetaoshtqef/

Exit mobile version