Nëse pas një dite me not në pishinën e qytetit keni vërejtur se sytë iu janë skuqur, atëherë keni parasysh se nuk qëndron klori prapa kësaj dukurie, por është urina e përzier me kimikate të ndryshme.
“Kur ne zhytemi në pishinë dhe ankohemi se sytë tanë janë të kuq, kjo është për shkak se notuesit kanë urinuar në ujë”, ka treguar Michele Hallvsa, transmeton Telegrafi.
Nitrogjeni që gjendet në urinë kombinohet me klorin dhe e formon atë që e njohim si kloremina, dhe faktikisht kloremina i shkakton sytë e kuq.
Pra, arsyeja se përse sytë na skuqen kur jemi në pishinë është se klori përzihet me urinë, djersë dhe shumë mikrobe tjera të cilat njerëzit i fusin në ujë.
Në fakt, Hllavsa thotë se aq më e fortë të jetë aroma e klorit në pishinë, aq më e mbushur është pishina me urinë. /Telegrafi/