Hakan Calhanoglu e ka ditur se rekordi i tij perfekt nga penalltia nuk do të zgjasë gjithmonë, por kishte shpresuar se do të vazhdonte edhe në këtë ndeshje të rëndësishm ndaj Napolit.
Ishte një ndeshje e barabartë në ‘Giuseppe Meazza’ aty ku Scott McTominay shënoi fillimisht për t’i dhënë epërsinë mysafirëve, para se Hakan Calhanoglu të realizonte për të barazuar shifrat në 1-11.
Mesfushori turk madje e pati mundësinë që t’i fitonte pikët e plota për ekipin e tij, por si rrallë herë më parë, ai dështoi të shënojë nga penalltia.
“Mendoj se e dominuam ndeshjen dhe merituam më shumë, ne thjesht ishim paksa të pafat. Më vjen keq që sot humba penalltinë e parë për Interin”.
“E dija se do të ndodhte herët ose vonë, por jo në një ndeshje kaq të rëndësishme. Duhet të marr veten sërish, sepse është një sezon i gjatë para nesh dhe statistikat e mia janë ende shumë të mira”.
“Shumë ekipe janë përforcuar këtë verë, ka shumë lojtarë të rinj, ndërkohë ne kemi bërë vetëm dy ose tri ndryshime”.
“Sidoqoftë, ka një rrugë të gjatë përpara, ne po përpiqemi të japim më të mirën dhe nuk është e lehtë kur luan çdo dy ose tri ditë”.
“Të luanim të mërkurën ndaj një kundërshtari shumë të fortë si Arsenali dhe më pas menjëherë ta kishim këtë test ishte e vështirë”, përfundoi Calhanoglu./Telegrafi/